KreuStil Jetese

“Silent Partner” për një gjum pa të gërrhitura

Të keni një partner që gërrhet mund të shndërrohet në një dhimbje koke për të gjithë personat e përfshirë. Kohët e sotme ka shumë zgjidhje për të kuruar apnean e gjumit dhe për të ndihmuar njerëzit që gërrhasin. Por aparatura “Silent Partner” ndjek një rrugë ndryshe, ai nuk kuron gërhitjen në vetvete por eleminon zhurmën.

“Silent Partner” përdor parimin e interferencave shkatërruese. Në fizikë kjo nënkupton intereferencën e dy tingujve të së njëjtës frekuencë por me faza të kundërta, që si rezultat japin eleminimin e njëra tjetrës. Kjo mundëson që të bëni një gjumë të qetë ku zhurma e të gërrhiturës është inegzistente. “Silent Partner” është ende në fazën e financimit, por ka ngjallur shumë interes. Çmimi aktual është rreth 59 dollar. Mendohet që të nxirret në tregjet botërore nga muaji nëntor 2016.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF