Janet Jackson anulon turin për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale 0 61

Janet Jackson ka anuluar turin e parë muzikor pas 4 vjetësh shkëputjeje nga publiku. 49-vjeçarja, motra e mbretit të ndjerë të pop, Michael Jackson duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtarja, e cila duhej të niste turin muzikor ‘Unbreakable’ në Kolorado, më 9 janar 2016.

“Hej djema, gëzuar festat për të gjithë ju! Duhet t’ju them se sot mësova nga mjekët e mi se së shpejti duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndjehem shumë keq t’ju njoftoj se m’u desh të anuloja turin muzikor deri në pranverë”, ka shkruar Jackson në Facebook.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *