Kendall Jenner e flaktë në videon e ‘Love’

Kendall Jenner është një nga top modelet më të paguara të momentit. Kështu që, revista ‘Love’ e ka zgjedhur 19-vjeçaren si yllin e ditës së 24-t të video-kalendarit, ku shfaqet mjaft sensuale e veshur me të brendshme në ngjyrë të zezë teksa pozon mes flakësh.

“Ideja më erdhi nga një ëndërr, – shpjegon drejtuesi i revistës, James Lima. – Pashë këtë figure, këtë vizion të një gruaje si forcë e lashtë, thelbësore dhe mistike. Ajo është një perëndeshë që ka krijuar stinët, elementet dhe konceptin e kohës astronomike. Kendall është personi perfekt për ta interpretuar këtë karakter”.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.