Taylor Kinney: Lady Gaga më qëlloi me shuplakë në takimin e parë

View Gallery
2 Photos
Taylor Kinney: Lady Gaga më qëlloi me shuplakë në takimin e parë

Taylor Kinney: Lady Gaga më qëlloi me shuplakë në takimin e parë

Lady Gaga po shijon një sukses të padiskutueshëm me debutimin e saj si kontesha në American Horror Story: Hotel, por bashkëshorti i saj i ardhshëm, Taylor Kinney ka rrëfyer në një show televiziv se kjo nuk është hera e parë për yllin e popit që përdor shuplakat për të ndëshkuar meshkujt e pabindur.

Çifti simpatik janë takuar për herë të parë në setin e xhirimit të këngës së njohur të Gaga, You and Me, dhe duhet thënë se nuk ishte ekzaktësisht dashuri me shikim të parë.

“Mbaj mend që një moment po rrokulliseshim, unë isha mbi të dhe e putha. Ajo nuk e priste. Regjisori e preu këtë skenë dhe ajo më qëlloi me shuplakë. Në skenën tjetër bëra të njëjtin veprim, por ajo nuk më qëlloi më. Mendoj se ishte thjesht kimi mes nesh. Xhirimet zgjatën deri në 4 apo 5 të mëngjesit, ne folëm gjatë. Disa javë më vonë u rilidhëm sërish dhe kështu vazhdon”, rrëfen Taylor.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.