Koleksioni Snow 2015 i Chloé 0 82

Pasi shfaqi këtë vit një koleksion të titulluar Sun, të ideuar nga Sofia Sanchez de Betak, shtëpia e modës Chloé paraqet për këtë dimër një koleksion të quajtur Snow 2015.

Inspiruar nga stili i jetës së Veronika Heilbrunner, e apasionuar pas snowboard-it, Snow është alternativa e koleksionit Sun për të ftohtin e madh.

Snow është një udhëtim në Alpe me kombinime sportive të inspiruar nga vitet 70, me pantallona të ngushta, kashmir i stiluar vitet 60, çizme me gëzof si dhe çanta të stiluara sipas modelit Georgia, model i shfaqur gjatë sfilatës Chloé vjeshtë-dimër 2015-2016.

Pe pak fjalë, veshjet ideale për pushimet malore por edhe për të kaluar një dimër të ftohtë që mund t’i gjeni në të gjitha butikët Chloé dhe në butikun online “Net A Porter”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *