KreuCelebrity

Koha për të luajtur! Fustani  ‘D &G’ i Rita Orës me vizatime fëmijësh

Ajo është fotografuar duke shijuar pushimet dimërore në diellin dhe plazhin e Majemit së bashku me miqtë e saj. Dhe ndërsa gjatë kësaj kohe është parë vetëm të ndërrojë disa modele bikini, në natën e ndërrimit të viteve, Rita Ora është fotografuar me një fustan të mrekullueshëm të një prej markave të saj të preferuara. 25-vjeçarja shkëlqente teksa për natën më të madhe të vitit kishte zgjedhur një fustan të koleksioni vjeshtë-dimër 2015 të  ‘Dolce & Gabbana’. Fustani i mrekullueshëm në ngjyrë pane ishte i mbushur i gjithi më dizajne të mbështetura në vizatime të mbesave dhe nipave të stilistëve të njohur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF