Ç’do të ndodhë në vitin 2016!

View Gallery
10 Photos
Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
A Bigger Splash, filmi për të cilin gjithë bota do të falsë

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Demna Gvasalia

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Ekspozita e re e “Metropolitan Museum of Art” në New York

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Fashion Forward, Tre shekuj modë në Arte Dekorative

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Kush do të jetë krijuesi i ri që do të bashkëpunojë me H&M

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Merkatoja e modës- Kush do të zëvendësojë Raf Simons tek Dior dhe Alber Elbaz tek Lanvin

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Rikthimi i viteve 2000

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Rikthimi i Zoolander

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Turi i botës i sfilatave kroçerë 2017

Ç’do të ndodhë në vitin 2016!
Turneu “Anti World Tour” i Rihanna-s

Sfilata e parë “Balenciaga” nga Demna Gvasalia

Me siguri që është sfilata më e pritur e “Fashion Week” Vjeshtë-Dimër 2016-2017. Në mars, Demna Gvasalia do të prezantojë sfilatën e parë si drejtor artistik i “Balenciaga”. I diplomuar në akademinë Anvers, krijuesi i 34 vjeçar i përgatitur nga vetë Martin Margiela, ka përmbysur botën e modës prej tre sezonesh.

Turi i botës i sfilatave kroçerë 2017

Chanel në Kubë më 3 maj 2016, Louis Vuitton në  Rio de Janeiro më 28 maj, Gucci në Londër gjithashtu në muajin maj… Moda bën turin e botës për koleksionet kroçerë 2017.

Kush do të zëvendësojë Raf Simons tek Dior dhe Alber Elbaz tek Lanvin?

Viti 2015 ishte një vit me tronditje në botën e modës, në veçanti në muajin tetor që Raf Simons u largua nga Dior dhe Alber Elbaz nga Lanvin. Pra 2016-a do të jetë viti i rinovimit në këto dy shtëpi të mëdha franceze.

Ekspozita e re e “Metropolitan Museum of Art” në New York

Pas modës kineze, pank, Charles James apo Alexander McQueen “Metropolitan Museum of Art” në New York do të shfaqë më 5 maj – 14 gusht 2016 ekspozitën e radhës të titulluar “Manus x Machina: Moda në Epokën e Teknologjisë”.

Rikthimi i Zoolander

15 vite pas daljes së kapitullit të parë, kompania “Paramount” i hap dritën jeshile Ben Stiller për të rikthyer Derek dhe Hansel të “Zoolander”. Shfaqja premierë parashikohet më 16 mars ku do të shihet vazhdimi i aventurave të dy modelëve Derek Zoolander (Ben Stiller) dhe të rivalit të tij Hansel (Owen Wilson).

“Fashion Forward”, Tre shekuj modë në Arte Dekorative

Nga viti 1715 deri më sot… Tre shekuj modë janë përmbledhur në muzeun e Arteve Dekorative nga 7 prilli deri në 14 gusht 2016 në ekspozitën “Fashion Forward, tre shekuj modë (1715-2015)”.

Turneu “Anti World Tour” i Rihanna-s

Pas një viti 2015 mbushur plot me suksese, Rihanna në vitin 2016 do të fillojë një turne të titulluar “Anti World Tour” më 26 shkurt 2016 me 70 data në gjithë Amerikën e Veriut dhe Evropë.

“A Bigger Splash”, filmi për të cilin gjithë bota do të flasë

Tilda Swinton, Ralph Fiennes, Matthias Schoenaerts, Dakota Johnson… grupi i aktorëve pjesmarrës të bën të ëndërosh që tani. Por kur e dimë se “A Bigger Splash” është vetëm një ripërpunim i filmit të famshëm “La Piscine” e Jacques Deray, nuk dyshojmë se ku do të jetë një prej filmave të vitit 2016.

Kush do të jetë krijuesi i ri që do të bashkëpunojë me H&M?

Pas Karl Lagerfeld, Stella McCartney, Lanvin, Versace, Maison Margiela, Isabel Marant, Alexander Wang apo Balmain… Kush do të firmosë koleksionin e radhës së H&M? Tashmë është bërë diçka e zakonshme, çdo vit, gjiganti suedez prezanton një bashkëpunim me një markë apo dizenjues të famshëm.

Rikthimi i viteve 2000?

Vjeshtë-dimër 2014-2015 shënoi rikthimin e madh të viteve 60, pranverë-verë 2015 atë të viteve 70, vjeshtë-dimëer 2015-2016 riktheu vitet 80, pranverë-verë 2016 vitet 90… pra “Fashion Week” vjeshtë-dimër 2016-2017 do të jetë nën shenjën e viteve 2000?





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.