KreuStil Jetese

Pajisja e re kundër plakjes së aktoreve të Hollywood

ZIIP Nano Current Skincare Device, 495$Gjenerata e re e aparaturave kundër-plakjes vazhdon të transformojë sallat tona të banjës në anekese kabinetesh dermatoligjie. Instrumenti i fundit fetish i producentëve dhe aktoreve të Hollywood është “ZIPP Nano Current Skincare Device” dhe shitet ekskluzivisht në butikun Violet Grey.

Bëhet fjalë për një aparaturë me nano-rryma elektrike, e krijuar nga një ekip inxhinierësh, dermatologë dhe shkencëtarë të mbikqyrur nga estetistja Mélanie Simon. “Koktejlet” elektrike, me fuqi dhe frekuencë që mund të komandohet me një aplikacion që mund ta hidhni në iPhone, kanë për synim të rigjenerojnë lëkurën, duke stimuluar limfën dhe qarkullimin e gjakut, duke rritur prodhimin e kolagjenit dhe elastinit.

Rezultatet e pritshme janë reduktimi i rrudhave dhe akneve, përirësimi i përgjithshëm i elsaticitetit të lëkurës dhe shkëlqimi i lëkurës. Ndërsa për lëkurat e reja, premtimin për një zgjatje të rinisë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF