KreuStil Jetese

Harrojeni mjaltin me limon, kura më e mirë për kollën është çokollata

Çokollata kunder kollesÇokollata është kura më e mirë për të qetësuar kollën. Kjo mund të tingëllojë si diçka e nxjerrë nga filmi Mary Poppins, por dr. Alyn Morice, nga Hull University, i cili ka kaluar vite të tëra të karrierës së tij duke studiuar shkaqet dhe simptomat e kollës, ka arritur ta vërtetojë këtë.

Ai ka drejtuar studimin më të madh në Europë që ka pasur për qëllim zbulimin e medikamentit më efikas për kurimin e kollës, duke vërtetuar se një ilaç i ri me bazë kakaon është shumë më efikas se barnat standarde që përdoren për këtë qëllim.

Kura me e mire kunder kolles është çokollata

Përmes studimit krahasues u arrit në konkluzion se pacientët që u kuruan me ilaçin me bazë kakaon, patën përmirësime impresionuese brenda dy ditësh. I quajtur ROCOCO, ai është një studim i projektuar në mënyrë të saktë dhe i provuar në 163 pacientë. Rezultatet përfundimtare të studimit do të publikohen në revistën shkencore brenda 12 muajve të ardhshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF