KreuStil Jetese

Flokët e bardhë janë ‘marka’ e saj; Yasmina Rossi modelja 60-vjeçare

Thinjën e parë e pa kur ishte 12 vjeçe dhe në moshën 20-vjeçare ishte zbardhur e gjitha. Tashme flokët e bardhë të mbetur të tillë që nga koha e rinisë, të papërlyer nga bojëra apo nuanca të tjera janë shndërruar në ‘markën’ e Yasemina Rossi, 60 vjeçe, modele e suksesshme dhe inspirim për gratë që duan të plaken me hir dhe talent, pa sforcuar kohën dhe AND.

Yasemina, e lindur në Francë dhe e rritur në Korsikë në mes të natyrës, e ka prekur vonë pasarelën, në moshën 30-vjeçare, ndërsa kishte dy fëmijë, në një moshë kur modelet e tjera zakonisht tërhiqen nga karriera duke përfaqësuar marka të njohura si Saint Laurent, Hermes dhe Jil Sander.

Dhe pas një shkëputjeje të gjatë për t’ju kushtuar fotografisë, ju rikthye pasarelës në moshën 50-vjeçare, tashmë gjyshe e dy nipërve, duke u bërë imazh i agjencive të njohura si AT&T, Mastercard e Macy’s. Edhe sot në moshën 60-vjeçare ajo vazhdon të kontribuojë në revolucionarizmin e imazhit të bukurisë femërore, larg stereotipave dhe modeleve të ngrira.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF