KreuStil Jetese

Nga Kana tek Louis Vuitton: Lea Seydoux imazhi i ri

E lindur në 1985, e bukur dhe parisiane. Palma e Artë në Festivalin e Kanës 2013 për rolin e saj në ‘Jeta e Adele’ dhe e fundit, Bondgirl në “Spectre”, Lea Seydoux do të jetë imazhi i Louis Vuitton për 2016.

‘Mishëron në mënyrë perfekte femrën Louis Vuitton; e kompletuar,e pavarur dhe moderne’, – është mesazhi i shtëpisë luksoze të modës. Pas Prada dhe Miu Miu aktorja dhe modelja franceze ndihet mjaft krenare për detyrën e re.

‘Jam shumë krenare të përfaqësoj një simbol kaq të fortë të elegancës franceze, një ikonë e modës, inicialet e të cilës janë të njohura në të gjitha botën’, shprehet Seydoux. Aktorja do të debutojë zyrtarisht më 12 janar gjatë UNICEF Ball, ku do të shoqërojë drejtorin krijues të koleksionit të femrave, Nicolas Ghesquière.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF