Tarantino dhe Morricone bashkohen në “The Hateful Eight”

View Gallery
2 Photos
Tarantino dhe Morricone bashkohen në “The Hateful Eight”

Tarantino dhe Morricone bashkohen në “The Hateful Eight”

Quentin Tarantino pushton sërish ekranin e madh të kinemasë! Këtë herë me “The Hateful Eight” një film uestern që iu desh shumë rrugë për të mbërritur deri në finishin e tij.

Pak ditë pas premierës amerikane shfaqet premierë edhe për publikun shqiptar në kinema Millennium prej datës 11 janar, pak pasi u mbyllën çmimet Golden Globes, në të cilat filmi arriti të merrte tre nominime mjaft të rëndësishme edhe pse nuk kishte filluar ende projeksionet e hapura për publikun.
Filmi u kandidua për skenarin më të mirë, muzikën më të mirë origjinale dhe për aktoren më të mirë në rol joprotagonist, Jennifer Jason Leigh. Filmi numëron gjithashtu nëntë cmime dhe 61 kandidime në kompeticione të ndryshme dhe festivale filmi.
Si në filmin “ Django Unchained”, përshtatja e  “The Hateful Eight” është në kohën e uestern, por nga jugu i skllavërisë këtë herë Tarantino  është zhvendosur në veriun e ftohtë Amerikës. Lufta ka mbaruar prej disa vitesh.  Është vendosur pikërisht në dimrin e acartë të Wyoming përgjatë një udhëtimi plot të papritura të tetë personazheve që të zënë nga stuhia fillojnë të kuptojnë se nuk do ta kenë aspak të lehtë për të arritur qëllimin e tyre
I shkruar dhe i drejtuar nga Quentin Tarantino ky është një veprat që plotësojnë universin e këtij regjisori sipas kritikës së specializuar. Në kastin e filmit janë përfshirë  Samuel L. Jackson, Kurt Russell, Jennifer Jason Leigh, walton Goggins, Demián Bichir, Tim Roth, Michael Madsen dhe Bruce Dern. Katër prej tyre janë të nominuar më parë për Oskar, ndërsa filmi shënon bashkëpunimin e gjashtë midis Tarantinos dhe Samuel L. Jackson.
Në grupin e punës rikthehet edhe kompozitori i famshëm Ennio Morricone, me një muzikë të plotë uestern që kishte munguar prej të paktën 40 vitesh. Pas mosmarrrëveshjeve për “ Django Unchained”, Tarantinon dhe Morricone janë gjendur sërish bashkë për t’i dhuruar publikut një film që do të hyjë në historinë e kinematografisë së huaj.
Paraproduksioni i filmit u ndërpre në janar të viti 2014  kur skenari i Tarantinos e dekonspirua online duke çuar në anullimin e projektit nga ana e regjisorit. Por Tarantino shpejt do të ndërronte mendje. Filmi filloi të xhirohej në fund të 2014-s në formatin 70 mm. Ky është filmi i tetë i Tarantino që mban numrin 8 në titull a thua se është një homazh i tij për Felinin.  Media ka theksuar gjithashtu se ky është i pari film që ka tre fjalë në titull ndërsa të gjithë filmat e mëparshëm të Tarantinos kanë vetëm dy fjalë në titujt e tyre: Reservoir Dogs (1992) , Pulp Fiction (1994) , Jackie Broën (1997) , Death Proof (2007) Inglourious Basterds (2009) , Django Unchained (2012), Kill Bill: Vol. 1 (2003).
“The Hateful Eight ofron një tjetër vepër të Quentin Tarantino të mbushur me aksion dhe humor” thekson kritika e cila është shprehur mjaft pozitivisht për këtë film më të fundit të regjisorit të njohur.
 


No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.