KreuStil Jetese

Përqafimi i Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet më i bukuri

Një përqafim emocionues, i ndjerë dhe që sigurisht nuk mund të kalonte pa u vënë re. Është ai që Kate Winslet kishte ruajtur për Leonardo Di Caprio gjatë Golden Globe 2016 menjëherë pas dorëzimit të çmimit si aktori më i mirë për interpretimin në filmin dramatik ‘The Revenant’.

Dy aktorët protagonistë në filmin e shumëvlerësuar ‘Titanik’ kanë thënë fjalët më të mira në drejtim të njëri-tjetrit, teksa Di Caprio e ka vlerësuarWËinslet si aktoren më të mirë duke e përgëzuar edhe për çmimin si aktorja më e mirë joprotagoniste në filmin ‘Steve Jobs’.

“Jam shumë e emocionuar për të. Jemi rritur bashkë. Ai është një profesionist i vërtetë dhe së bashku kemi kaluar shumë”,  është shprehur aktorja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF