Linda Halimi: Jam gruaja më e lumtur në botë 0 16

LindaHalimiKëngëtarja e cila triumfoi në American Idol nuk i ka rezistuar dot tundimit për t’i bërë një dedikim special njeriut të saj të zemrës përmes rrjetit social. Artistja nuk ka nguruar ta quajë Dave si burri që çdo femër do të kishte dashur tek një burrë, duke theksuar se mënyra sesi ai kujdeset për të është thuajse jo reale. ‘I kërkova Zotit të më bekojë me dashuri të pakushtëzuar dhe dhembshuri dhe ai më dha ty. Ti ke qenë pranë kur askush tjetër nuk ishte. Në kohët e mia më të errëta, dhe momentet e mia më të mira. Kam qarë në kraharorin tënd, kam qeshur në krahët e tua”-ka shkruar këngëtarja në rrjetin social duke pranuar publikisht se arritja më e madhe e saj në jetë ka qenë dashuria. “Unë të dua sepse Zoti të do ty. Jam gruaja e lumtur në tokë për mënyrën sesi më trajton. Të dua Dave”-ka përfunduar Linda Halimi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *