KreuArt

Revista BORDO sjell “Romancë në Pranverë”

Sot ka dal në treg numri i ri i revistës BORDO i cili ne këtë numër i është dedikuar pranverës, sikurse e tregon edhe titulli “Romancë në Pranverë”.
Plot 150 faqje, kushtuar tendencave më të fundit të modës duke nisur nga veshjet, këpucët, çantat dhe trendet e estetikës. Jo vetëm modë, por edhe art!
Stina e pranverës është një stinë kaq e dashur, kështu që edhe BORDO në këtë numër nuk kishte sesi të mos ishte pranverore, e freskët, e gjallë dhe gjithë ngjyra.
Na shfletoni në këtë numër të ri për të shijuar një profil të pazakontë të shkrimtarit Ismail Kadare përmes pikturave të Bashkim Ahmetit dhe poezisë së Timo Fllokos, pa harruar edhe personazhe të njohur të teatrit dhe letërsisë që vijnë në rubrikën BORDO ART. Ju sjellim një profil plot ngjyra dhe kreativitet të arkitektes Xhilda Mosko dhe shumë këshilla mbi interiorin dhe stilin e jetesës. Shkrimtarja Diana Çuli nis serinë e një tregimi eksluziv “Shtëpia tek Kodra e Diellit”, ndërsa karikaturisti Bujar Kapexhiu na servir disa nga personazhet që po zhurmojnë aktualisht në ekranin shqiptar. Këto edhe shumë informacione të tjera mund t’i zbuloni duke na shfletuar. Që sot na gjeni në çdo pikë shitje, kioska dhe plazhe.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF