Filmat më të këqij të vitit; ‘50 hijet e Grejit’, superfavorit 0 145

Filmi më i keq i vitit, aktori më i keq, aktorja më e keqe, çifti më i keq, skenografia dhe regjisori. ‘50 hijet e Grejit’ ka arriti të rrëmbejë nominimet më të rëndësishme të Golden Raspberry Awards, të njohura më mirë si Razzie Awards, të cilave u druhen më shumë personazhet e njohur të Hollivudit. Ndërsa kanë arritur në edicionin e 36-të, Razzie Awards do t’u dorëzohen në Los Angeles aktorëve, skenaristëve dhe regjisorëve të filmave më të këqij të vitit.  Nominimet janë vendosur mbi bazën e votave të shprehura online të 757 anëtarëve nga SHBA dhe 19 vende të tjera që do të votojnë edhe për fituesit. Përveç filmit ‘50 hijet e Grejit’ që ka marrë më tepër nominime, janë dominuar në këtë kategori edhe tre filma të tjerë, ‘Jupiter-fati i universit’, ‘Pixels’ dhe komedia aksion ‘Supepolici i supermarketit 2’. Konkurrojnë për çmimin aktori më i keq,  Jamie Dornan, Adam Sandler dhe Johnny Depp; nga femrat Dakota Johnson, Katherine Heigl dhe Jennifer Lopez. Si çdo vit, çmimet e padëshiruara do të dorëzohen në vigjilje të natës së çmimeve ‘Oscar’: kush do të jenë fituesit fatkeq?

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *