KreuStil Jetese

Mania e flokëve gri; shik në çdo moshë

E quajnë ‘grey pride’ (krenaria gri) dhe tregon një tendencë të atyre që preferojnë t’i lyejnë flokët në ngjyrë argjendi, duke imituar thinjat. Por kjo është një tendencë që nuk njeh moshë, dhe po e aplikojnë gjithnjë e shumë edhe moshat e reja, veç zonjave në një farë moshe që ndonjëherë, për të ‘homogjenizuar’ flokët e tyre që kanë nisur të thinjen, zgjedhin t’i lyejnë ato të gjitha me ngjyrën e argjendtë;  rezultati në fakt është mjaft natyral.

Në këto raste duhet treguar kujdes me ngjyrat e veshjeve që përdoren, është mirë të evitohen të gjitha nuancat e grisë; e kuqja dhe bluja do të ishin ideale. Gjithashtu, një buzëkuq i theksuar do të bënte menjëherë diferencën.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF