KreuStil Jetese

Koleksioni Guess Originals, 100% Hip-hop!

Pasi bashkëpunoi me dizenjues prestigjoz si Raf Simons dhe Alexander Wang, reperi amerikan A$ap Rocky bashkohet me Paul Marciano, drejtor artistik i shtëpisë së modës Guess, për një koleksion flashback të inspiruar në vitet 90’.

T-shirts, pantallona të gjera, veshje denim të masave të mëdha…

Linja e parë e markës Guess Originals, propozon një edicion të limituar ku shfaq ikonën e re të repit si dhe pritet, në të ardhmen, të propozojë bashkëpunime të tjera të habitshme me personalitete që kanë një stil inspirues.

Duke rimarrë kodin e viteve 90’, veshjet kanë logon e famshme në formë trekëndore me një shkelje syri ose një $. Një koleksion me ADN Hip-hop, që mund ta gjeni që në shkurt 2016 në butikët Guess.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF