KreuStil Jetese

Obama mban fjalimin, fustani i Michelle shitet menjëherë

Çfarë bënin gratë amerikane gjatë fjalimit State of the Union të presidentit Obama? Me sa duket shumë prej tyre bënin shoping online. Mjaftoi që Zonja e Parë, Michelle Obama të inkuadrohej në TV me fustanin të verdhë në mandarinë të Narciso Rodriguez, që fustani të shitej me shpejtësi përpara se Barack Obama të mbaronte fjalimin.

Fustani ka qenë me ofertë nga 2095 në 628 dollarë në sajtin Nemanmarcus.com. Michelle ka zgjedhur për fjalimin e fundit State of the Union të mandatit të Obamës të njëjtin stilist që kishte zgjedhur në 2008, gjatë mbrëmjes së zgjedhjeve. Edhe modeli i atëhershëm kuq e zi ishte nga më të shiturit. Narciso Rodriguez, stilist amerikan me origjinë kubane, është nga të preferuarit e Zonjës së Parë të SHBA.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF