KreuStil Jetese

Pitti: emigrimi zbret në pasarela

Kanë vështrim të frikësuar, rroba ekstravagante dhe pak truk në fytyrë. Në mes të modelëve të sfilatës që është duke filluar lëvizin si të huaj në një botë të panjohur. Janë tre emigrantë të cilëve u është pranuar kërkesa për azil politik në Itali, që janë ftuar nga ‘Pitti’ meshkuj për të sfiluar në pasarelën Generation Africa, ekspozita e paraqitur nga Fondacioni Pitti Discovery dhe ITC (Ethical Fashion Initiative), në përfundim të ekspozitës së fundit kushtuar veshjes së meshkuj në Firence.

“Prania e tyre është një simbol i dialogut dhe hapjes që kurorëzon përpjekjet e ITC, – thotë Simone Cipriani, një nga themeluesit e nismës.  – Së bashku me Kombet e Bashkuara po merremi me mikro sipërmarrësit afrikanë të lidhur me modën. Përveç artizanëve, ne kemi vendosur të sjellim këtu edhe stilistët dhe krijimtarinë e tyre. Ne mendojmë se është një pasuri edhe për Europën dhe për Afrikën, sepse shpresojmë se ata që do të jetë të suksesshëm këtu, do të kthehet në vendin e tyre të origjinës për të nxitur biznese dhe projekte të reja”, tha ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF