Ushqimet që duhet të shmangen në darkë 0 60

Nëse dreka është vakti më i rëndësishëm i ditës, gjatë të cilit marrim të gjithë energjinë  e duhur për kryerjen e të gjithë aktiviteteve (punë, familje, sport, kohë e lire etj.), darka është më e vështirë për t’u sajuar. Zgjedhja e ushqimeve të duhura për t’u konsumuar në vaktin e fundit të ditës janë të rëndësishme për të pushuar siç dihet. Cilësia e gjumit në fakt, varet nga cilësia e ushqimeve që konsumojmë veçanërisht në darkë. Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhet të shmangen për t’u konsumuar në darkë në mënyrë që të flini mirë dhe të mos shëndosheni.

  1. Çokollatat është një ushqim ‘nervor’, e ngjashme me kafenë (edhe pse me efekte më të vogla), stimulon sistemin nervor qendror dhe periferik duke krijuar ndjesinë e euforisë dhe jo të qetësisë që duhet të japë gjumi.
  2. Mishi i kuq duhet të shmanget në vaktin e darkës veçanërisht nga ata që vuajnë nga pagjumësia. Në këtë lloj mishi gjendet një aminoacid i quajtur tirosinë që vepron si stimulues mendor, duke çrregulluar ritmin gjumë-zgjim.
  3. Ushqimet e ëmbla janë gjithashtu burim energjia që nuk rekomandohet të përdoren gjatë vaktit të darkës.
  4. Mes ushqimeve që duhen shmangur në darkë janë buka dhe pica. Majaja që gjendet në këto ushqime mund të dëmtojnë florën e zorrëve, duke çrregulluar gjumin, por shqetësimi mund të vazhdojë edhe ditën tjetër me fryrje barku të bezdisshme.
  5. Alkooli njësoj si kafeja dhe çokollata është gjithashtu një stimulues nervor duke ndikuar negativisht në ciklin e gjumit.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *