Fashion Week Paris : 5 përkujdesje për meshkuj që duhet t’i merrni urgjent! 0 51

Revista Bordo ka seleksionuar për ju pesë risi të përkujdesit personal për meshkuj, të shfaqura këtë javë në Fashion Week Paris që duhet t’i keni patjetër:

Solucion pas rroje nga Yves Saint Laurent

Po aq i fuqishëm dhe sensual sa parfumi i të njëjtës linjë, ky solucion përkëdhel lëkurat më të ndjeshme ndajs briskut, nën aromën e butë qelibar të dunjtë…

Set parfumesh nga Francis Kurkdjian

Nga “Aqua Universalis” tek “Masculin Pluriel”, duke kaluar nga “Lumière Noire”, ky set ofron tetë aroma të pastra, të buta, apo për mbrëmje, me qëllimin e vetëm që t’ju ofrojë një elegancë burrërore, por të rafinuar, me një prekje “french”.

Furçë me lesh dhie dhe rakuni nga Buly

Një nga mjetet më karakteristike dhe origjinale të kujdesit personal që nuk mund të lihet mënjan në këtë seleksionim të modës së fundit.

Shampo rigjeneruese nga Christophe Robin

Një shampo çlodhëse dhe pastruese, që falë koncentratit të saj me vajin e fiqve të detit, i transformon flokët e lodhur duke i bërë të butë dhe duke u dhënë një pamje të gjallë.

Shkumë rroje “Eau Sauvage”  nga Dior

Ndërkohë që silazhi emblematik i shtëpisë Dior deviojon në shkumë rroje, që në fakt lehtëson realisht rrëshqitje e tehut të briskut për të dhënë një lëkurë të pastër, të hidratuar dhe ultra të butë në të prekur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *