KreuStil Jetese

Amber Heard dhe Johnny Depp në pritje të fëmijës së parë?

Heard-DeppAmber Heard dhe Johnny Depp, të cilët për pak javë celebrojnë përvjetorin e parë të martesës, thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Sipas asaj që raporton In Touch Weekly, Heard është disa javëshe shtatzënë.

Sipas burimit të cituar nga revista, çifti po e mban lajmin sekret derisa ajo të kalojë me sukses trimestrin e parë dhe barku të fillojë të duket. Nëse lajmi është i vërtetë, ky do të jetë fëmija i parë për 29-vjeçaren Heard dhe i treti per Depp, që ka 2 fëmijë nga martesa me Vanessa Paradis, Lily-Rose, 16 vjeçe dhe Jack, 13 vjeç.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF