KreuStil Jetese

Çanta Birkin e Hermes, një investim më i mirë se ari

hermesE quajtur sipas emrit të këngëtares franceze Jane Birkin, çanta mitike e Hermes ka një ushtri me fansa VIP, përfshirë Victoria Beckham, Kim Kardashian, binjaket Olsen etj.

Një studim i kohëve të fundit nga faqja online Baghunter ka konstatuar se në 35 vitet e fundit, kjo çantë luksoze lëkure e ka shtuar vlerën në masën 500 për qind – një rritje më e shpejtë se sa ari në tregun e aksioneve në SHBA. Çmimi i çantës Birkin parashikohet të 2-fishohet në 10 vitet e ardhshme.

birkin

Evelyn Fox, themelues i Baghunter tha për Luxurydaily.com se, studimi i kryer prej tyre tregoi se sa e qëndrueshme është  industria superluksoze krahasuar me investimet tradicionale. Marka të tjera të njohura kanë më tepër prirje që ta rrisnin vlerën me kalimin e viteve duke përfshirë Chanel, Cartier, Louis Vuitton, Rolex dhe Christian Louboutin. Ju leverdis t’i ruani ato.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF