KreuStil Jetese

Sukseset e Klaudia Pepës s’kanë fund: Protagoniste në klipin e Stevie Wonder

Pas suksesit në “Amici” Klaudia Pepa vijon të korrë suksese.

Siç mësohet së fundmi ajo është protagonistja e klipit të ri të këngës “Carry On”.

Një bashkëpunim i Mao Ottayeck me këngëtarin legjendar Stevie Wonder.

Një këngë e vitit 2009, klipi i së cilës është ripunuar duke shfaqur në të Klaudia Pepan.

Me regji të Nicola Paparusso dhe produksion nga MYF, klipi shfaq një Klaudia super sensuale, e cila mishëron një balerinë me karakter që kërkon të përmirësojë veten, ashtu siç është dhe teksi i këngës.

Në fund të klipit, regjisori francez Nicola Paparusso, bën një falenderim të veçantë për Klaudian që e quan një balerinë të shkëlqyer, që frymëzon.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF