DiCaprio fiton për herë të parë çmimin SAG Awards

The RevenantCeremonia e 22-të e SAG Awards e zhvilluar nga SAG-AFTRA u mbajt më 30 janar.

Leonardo DiCaprio fitoi për herë të parë çmimin si aktori më i mirë në Screen Actors Guild Award në kategorinë aktori më i mirë në rol kryesor.

DiCaprio e fitoi këtë çmim për herë të parë pas nëntë kandidimeve, për performacën e tij në filmin dramatik ”The Revenant”.

SAG-AFTRA përfaqësojnë më shumë se 160 000 aktorë, spikerë, gazetarë radiotelevizivë, balerinë, DJ, shkrimtarë dhe redaktorë lajmesh, këngëtarë, artistë dhe shumë profesionistë të tjerë. Anëtarët e SAG-AFTRA janë fytyrat dhe zërat që argëtojnë dhe informojnë Amerikën. Anëtarët SAG-AFTRA punojnë së bashku për të siguruar mbrojtje të fortë për artistët e mediave në shekullin e 21 dhe më gjerë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.