KreuStil Jetese

Dua Lipa nuk njeh kufij, këngëtarja më e preferuar në Gjermani

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po njeh sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo është renditur si këngëtarja më e preferuar në “Shazam” në Gjermani.

Hiti i saj “Be the One” ka kryesuar listën e “Shazam” dhe ajo ka shprehur me anë të një mesazhi kënaqësinë për këtë sukses.

“Wow ‘Be The One’ numër një në Shazam, në Gjermani. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Dua Lipa vlerësohet si një nga yjet e ardhshme të muzikës, dhe së fundi ishte në mesin e 15 artistëve të rinj në garë për “Zërin e Vitit” në BBC.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF