Jay Z padit Rita Orën, kërkon 2,4 mln USD

Jay ZKompania Roc Nation e drejtuar nga reperi amerikan, Jay Z ka paditur këngëtaren e lindur në Kosovë, Rita Ora për mospërmbushje të detyrimeve të kontratës që kjo e fundit kishte lidhur më këtë kompani në vitin 2008.

Kompania kërkon t’i kthehen pas 2, 4 mln dollarë që pretendon se ka shpenzuar për promovimin e këngëtares nga një person anonim në një yll të muzikës ndërkombëtare. Në bazë të kontratës së vitit 2008, Rita Ora duhet të lançonte 5 albume, ndërkohë që ai realizoi vetëm 1.

rita ora

Më herët gjatë muajit dhjetor vetë 25-vjeçarja kishte paditur Roc Nation, duke thënë se nuk është mbështetur nga kompania për të lançuar albumin e dytë, këngët e të cilit i kishte gati.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.