KreuStil Jetese

Xhihani, ose George Clooney i Turqisë

Në serialin e fundit “Fate të Lidhura” Erkan Petekkaya luan rolin e një babai, një rol i frymëzuar edhe nga jeta e tij reale. Xhihani, personazhi kryesor, pas të cilit janë afeksionuar gjithë shikuesit e gjinisë femërore, është i martuar dhe në realitet është babai i Gemman, ndaj edhe në ekran nuk ka sesi të mos reflektojë brenda rolit pozitivitetin dhe maturinë e një prindi. Aktori 46-vjeçar bie në sy për pamjen e tij sharmante, aq sa media turke dhe ajo ballkanike, e ka konsideruar si George Clooney i Turqisë, pasi gjithnjë ka qenë një figurë e lakmuar në ekran e median rozë.

Gjatë momenteve të fundit të regjistrimeve të serialit, Erkan pati disa probleme shëndetësore, por për asnjë çast nuk i ndërpreu ato, përkundrazi ishte optimist dhe nxitës për pjesën tjetër të stafit të aktorëve. “Prej vitesh kam probleme me veshkat. Madje jam operuar dy herë”- është shprehur aktori në një intervistë për mediat turke. Kur e pyesin se cili është sekreti i të qënit në formë, nuk do ta besoni, por është ulliri. “Unë besoj në përfitimet shëndetësore të ullinjve, ndaj në mëngjes dhe mbrëmje ha 3 kokrra ullinj sepse më ndihmojnë. Pi një filxhan vaj ulliri sepse më bën mirë për shëndetin”- përfundon aktori i njohur turk.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF