KreuStil Jetese

Sekreti i bukurisë së J. Lopez!

Jenifer Lopez, 46 vjeç, po habit gjithë Las Vegas Strip me shown e saj super seksi, All I Have. Për të gjithë ata që nuk kishin mundësinë ta ndiqnin, J. Lopez tundi të pasmet e saj për rreth 90 minuta, duke bërë një gjë mëse të qartë: Ajo nuk plaket.

Në një intervisë të dhënë së fundm, J. Lopez tregon për fansat se cili është sekreti i rinisë së saj.

Ajo e fillon ditën me një çast qetësie. “Përpiqem gjithnjë të fle sa më shumë mundem kështu që mund të fillojë ditën e shlodhur dhe të bëjë meditimin tim të mëngjesit”, tha ajo.

Më pas është koha për të lëvizur. Duke e quajtur regjimin e saj të ushtrimeve një “hard work”, ylli tregon se nuk ka ndonjë sekret në veçanti. Ajo pëlqen të kërcejë dhe e bën këtë në formë të një ushtrimi pesë herë në javë.

“Unë gjithashtu bëj palestër për rreth një orëë të paktën tre herë në javë. Është një trajnim që i bëhet të gjithë trupit”, vazhdon J. Lopez.

Për sa i përket lëkurës së saj të përsosur, nuk është thjesht një rezultat i aktivitetit që kryen. Zëdhënësja e L’Oréal Paris tregon se ajo merr “acid glikolik për t’i dhënë atë shkëlqim të shëndetshëm dhe pastër lëkurës. Ndërsa nuk fle asnjëherrë pa hequr makiazhin dhe përdor kremra nate për të mbajtur lëkurën të hidratuar. Ndërsa gjat ditës, SPF-ja është çelësi. Ajo e përdor atë çdo ditë. Ju duhet të mbroni lëkurën tuaj”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF