KreuStil Jetese

Lady Gaga do këndojë himnin kombëtar në Super Bowl

Lady GagaLady Gaga do të këndojë himnin kombëtar amerikan në Super Bowl e ardhshëm, edicioni i pesëdhjetë i finales së kampionatit të Ligës Kombëtare të Futbollit, e cila do të organizohet të dielën, më 7 shkurt në stadiumin Levis, në Santa Clara, Kaliforni, dhe do të shohë Denver Broncos përballet me Carolina Panthers për të vendosur kampionin e sezonit 2015 të futbollit amerikan.

Lady Gaga është ylli i radhës i zgjedhur për të argëtuar audiencën gjatë asaj që mund të konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme e vitit për popullin amerikan. Për të performuar në  tradicionalin  “half-time show” – spektakli mes dy fraksioneve e lojës – do të jetë edhe Chris Martin i Coldplay, i cili do të interpretojë në duet me Beyonce dhe Bruno Mars.

Lady Gaga1

Për këngëtares italo-amerikane, ky është suksesi i disatë për vitin 2016 që sapo ka filluar. Super Bowl vjen në fakt, pas fitores në Globin e Artë si aktorja më e mirë në një mini-seri për rolin e saj në “American Horror Story: Hotel” dhe nominimin në çmimet e ardhshme Oskar për këngën më të mirë origjinale me “Til iIt Happens to You”, kolonë zanore e filmit “The Hunting Ground”.

Sa i përket Super Bowl, Lady Gaga do të pasqyrojë  trashëgiminë e legjendave të muzikës si Whitney Houston, Diana Ross, Billy Joel dhe Cher.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF