Garko ikona gei? “Nëse më dëshiron një mashkull nuk ka problem”! 0 82

“Jam i ndërgjegjshëm që jam një sex-simbol, ndonëse personat që më njohin e dinë si jam. E di që duhet të ëndërrohem dhe dëshirohem nga sa më shumë persona: nëse duhet të dëshirohem nga një mashkull që, për të më dëshiruar, ka nevojë të mendojë se jam gei, nuk ka asnjë problem. E njëjta vlen edhe nëse dëshiron të më ëndërrojë një zonjë 60 vjeçare. Bëjmë spektakël, duhet të bëjmë njerëzit të ëndërrojnë”.

Është një Gabriel Garko i jashtëzakonshëm që iu përgjigj gjatë një konference për shtyp me rastin e Festivalit të Sanremo-s një gazetari që e pyeti nëse ndjente bezdi që konsiderohej edhe një ikonë gei.

Por aktori i famshëm italian me këtë rast jep edhe mendimin e tij mbi martesat gei: “Mendoj se dy persona që janë maxhorenë dhe të vetëdijshëm janë të lirë të bëjnë atë që duan, nuk jam në gjendje të gjykoj askënd. E rëndësishme është që të mos bezdisin personat që nuk duhen bezdisur”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *