KreuStil Jetese

Revolucioni i Sports Illustrated, në kopertinë modele të kolme dhe një 56-vjeçare

Për herë të parë në historinë e vet Sport Ilustrated ka nxjerrë në kopertinë një modele 56- vjeçare. Nicola Griffin, modelja e njohur për flokët gri, pozon me një bikini në ngjyrë të artë që nuk fsheh asgjë prej trupit të saj.

Një revolucion i vërtetë për numrin Swinsuit, më i shumëprituri i vitit që do të dalë në mes të muajit dhe ku zakonisht zgjidhen për të pozuar topmodelet më të njohura në botë. Me Nicola do të jenë në kopertinë edhe dy modele të kolme, Philomena Kwao dhe Ashley Graham.

Fushata #SwimSexy promovon diversitetin dhe pranimin e vetes, duke e ndërgjegjësuar opinion publik t’i braktisë klishetë mbi konceptin e feminilitetit dhe bukurisë.

“Na ka ardhur në majë të hundës duke dëgjuar se duhet të jemi të gjitha të reja dhe të dobëta”, ka deklaruar modelja 56-vjeçare.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF