Xhihani pa kostum, në versionin sport 0 111

Aktori turk i serialit “Fate të Lidhura”, Erkan Petekkaya, ka hedhur tej kostumin për të ardhur pranë ndjekësve të tij sportiv, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

I njohur si “Xhihani”, personazhi i tij në serialin e njohur, është fotografuar me partneren e tij në serial Dilaran, gjatë pushimit të xhirimeve të serialit i cili vijon të transmetohet në Turqi.

Xhihani, personazhi kryesor, pas të cilit janë afeksionuar gjithë shikuesit e gjinisë femërore, është i martuar dhe në realitet është babai i Gemman, ndaj edhe në ekran nuk ka sesi të mos reflektojë brenda rolit pozitivitetin dhe maturinë e një prindi.

Aktori 46-vjeçar bie në sy për pamjen e tij sharmante, aq sa media turke dhe ajo ballkanike, e ka konsideruar si George Clooney i Turqisë, pasi gjithnjë ka qenë një figurë e lakmuar në ekran e median rozë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *