KreuStil Jetese

E dashura sekrete e Liam Neeson, Hollivudi vendos bastet e para

Kush është e dashura e re e Liam Neeson? Qëkurse aktori deklaroi se ishte dashuruar me një grua shumë të famshme, të cilës nuk mund t’ia tregonte emrin, në Hollivud kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë se kush mund të jetë në fakt zonja misterioze. Deri më atë pikë sa duke u bazuar në flirtet e vjetra të aktorit ka edhe media siç është Daily Mail që ka renditur edhe një top 10 me aktore të njohura të kalibrit të Julia Roberts, Susan Sarandon, Uma Thurman, Charlize Theron e Barbra Streisand duke vënë edhe koeficientë për bastet, njëson si në lojërat sportive.

Më e reja është Kristen Stewart, që edhe pse ka 38 vjet diferencë me Neeson, është parë duke darkuar me të në New York. Aktori i mbetur i ve në vitin 2009 pas vdekjes së papritur të bashkëshortes së tij, aktores Natasha Richardson nuk ka krijuar asnjë lidhje të qëndrueshme prej 7 vjetësh, pasi siç shprehej nuk ndihej ende gati. Por tashmë ka deklaruar për mediat se më në fund ka arritur të kthejë faqe dhe ka rizbuluar se sa e bukur është të bësh më mirë për gruan që dashuron. Shfletoni galerinë për të zbuluar se cilat janë gratë e famshme në listë në kërkim të të dashurës së aktorit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF