KreuStil Jetese

Renato Mekolli kthehet në ekran me…

Pasi u largua përfundimisht nga sezoni i fundit i Master Chef Albania, Renato Mekolli ka vendosur që të jetë vetë protagonist në një program të tij. Revista Bordo ka mësuar se bëhet fjalë për një tjetër format të njohur prestigjioz, i cili do të ketë në qendër kuzhinën, por gjithsesi ende nuk janë zbuluar detajet e këtij programi. Talenti shqiptar i gastronomisë, fitues i disa çmimeve prestigjioze ndërkombëtare, është në negociatat e fundit me dy televizione, ku edhe pritet të startojë së afërmi programin e tij. Edhe pse nuk dihet ende me siguri se cili do të jetë ekrani ku do të shfaqet programi i Renato Mekollit, mësojmë se nuk bëhet fjalë për Top Channel. Prej vitesh në të gjithë botën, programet televizive të cilat kanë në qendër kuzhinën janë kthyer ndër më të pëlqyerat nga audienca, jo vetëm për spektaklin dhe mundësitë që i japin talenteve të kësaj fushe. Master Chef renditet ende në listën e programeve më të ndjekura, por po kaq të rëndësishme janë: Hell’s Kitchen apo Top Chef, ndërsa programe të prezantuara nga vetë chef-at janë; Ramsay’s Kitchen Nightmares apo programi i Jamie Oliver. Aktualisht rekord po thyen ‘My Kitchen Rules’, ‘Cooks on Wheels’ dhe ‘Worst Chef’. Le të presim çfarë formati do të servirë Renato Mekolli.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF