KreuStil Jetese

Tri kopertina për një speciale; ja Sport Ilustrated 2016

Për herë të parë në 52 vjet, revista amerikane Sport Ilustrated zgjedh, për numrin special dedikuar kostumeve të plazhit,  të dalë me tri kopertina të ndryshme, secila kushtuar një bukurie të ndryshme. Në kopertinën e edicionit 2016, që gjatë disa ditë më parë ishte përshkruar si revolucionare, janë Ronda Rousey, Ashley Graham dhe Hailey Clauson.

“Janë tri gra të bukura, seksi dhe të forta, – ka shpjeguar producenti MJ Day. – Bukuria nuk është një stampë për biskota, nuk është një prerje e njëjtë për të gjithë”.

Hailey Clauson është modele profesioniste prej 10 vjetësh; Ashley Graham është një modele plus size dhe  Ronda Rousey është një judoka, sportiste e arteve marciale që në kopertinë shfaqet me një body painting thuajse të padukshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF