KreuStil Jetese

Kopertina e parë për motrën e vogël të Kate Moss

Herët a vonë do të ndodhte; Lottie Moss motra e vogël se supermodeles me famë botërore Kate Moss ka fituar kopertinën e saj të parë. Revista prestigjioze L’Officiel i ka kushtuar tri kopertina të ndryshme 18-vjeçares. Vetë adoleshentja është shprehur entuziaste duke shpërndarë në rrjetet sociale kopertinat e realizuara nga Bryan Adams, ku shfaqet me veshje të Dior, Gucci e Prada.

Lottie është shprehur gjithashtu se nuk ndihet e intimiduar nga karriera e motrës së saj të famshme dhe tashmë është momenti që të shkruajë historinë e saj. Duket se bota e modës e ka pritur mirë debutimin e saj, përveç të tjerave, pasi të gjithë shpresojnë se mund të ketë të njëjtin talent si Kate e cila qëkurse u zbulua në vitin 1988, kur ishte vetëm 14 vjeçe, në aeroportin e New York, JFK mbeti unike në llojin e vet. Sot Kate është 42 vjeçe, e dhënë pas jetës së shfrenuar mes party dhe skandaleve, duke pranuar vetëm disa punë të vogla, por të shumë paguara si imazh i markave luksoze.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF