KreuStil Jetese

Brunet që u shndërruan në bionde fatale

Brunet që u shndërruan në bionde fatale njihen si bionde, por në fakt origjinale janë brune. Bëhet fjalë për disa nga personazhet e njohur të artit dhe spektaklit, që i njohim si biondina, por që daljet e para në ekran i kanë memorizuar ndryshe!

Ashtu siç edhe kanë flokët e tyre! Ndoshta nuk e mbani mend, por biondia fatale Manjola Nallbani është një burne në të vërtetë. Për ata që kujtojnë fillimet e artistes së madhe, të muzikës së lehtë, popullore e klasike, mbajnë mend daljet e para teksa rrëmbente kupat e festivalit në RTSH, ku shfaqej bionde si edhe në këtë foto.

Xhemi Shehun jemi mësuar ta shohim vitet e fundit në tonalitetet e biondes, por ama ajo është një brune e mirfilltë, siç edhe i ka pasur daljet e para në ekran.

Luana Vjollca e vijon suksesshëm karrierën e saj në televizion si bionde, aq sa tani të gjithë e kemi harruar se dikur ishte një brune.

Këngëtaret nga Kosova, Mihrije Braha dhe Alma Bektashti, kanë përqafuar gjithashtu flokët e artë dhe ngjajnë shumë bukur. Në të vërtetë edhe ato janë brune natyrale.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF