Lady Gaga dhe Kendall Jenner, ‘gotike’ në sfilatën e Mark Jacobs 0 13

Ajo ka marrë shumë nga 2016, edhe pse viti sapo ka filluar, pasi fitoi një çmim Golden Glob dhe realizoi një performancë mbresëlënëse të himnit kombëtar në Superbowl. Dhe si të mos mjaftonin këto, Lady Gaga la markën e saj edhe në pasarelë. 29-vjeçarja iu bashkua modeleve të tjera, mes të cilave Kendall Jenner në pasarelën e Marc Jacobs si pjesë e javës së modës në New York.

Me një stil gotik, deri diku të ngjashëm me atë që zgjedh shpesh gjatë performancave të saj, Lady Gaga u bë pjesë e koleksionit vjeshtë 2016 të Marc Jakobs, e veshur me një pallto over size ngjyrë gri dhe çizme me lëkurë pitoni me taka super të larta të ngjashme me ato që Gaga vetë i ka lançuar vite më parë.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *