Ndahen Kim Kardashian dhe Kanye West? 0 44

Duket se çifti më i përfolur në Hollivud, Kim Kardashian dhe Kanye West, janë pranë ndarjes.

Pas sulmeve të shumta në Twitter dhe dështimeve të Kanye, Kim ka marrë vendimin të ndahet nga reperi.

“Kim i ka bërë të ditur të ëmës, Kris Jenner se do të ndahet nga Kanye”.

“Kjo i thyen zemrën po duket se nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë një burim brenda familjes për portalin amerikan Radar Online.

Thuhet se Kanye ka shkaktuar rrëmujë e trazira në 4 të mëngjesit në një hotel në Nju Jork pak ditë më parë.

Ai bërtiste: “Unë jam Kany West dhe bashkëshorti i Kim f…. Kardashian!”.

Duket se këtë 35-vjeçarja nuk e ka përtypur dot dhe ka vendosur të ndahet.

Ajo ndërkohë është fotografuar pa unazën e saj të martesës paraditen e sotme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *