Ja pse është krenar Namik Dokle 0 29

Politikani dhe njëkohësisht një nga studiuesit më në zë në Shqipëri nuk ka qëndruar indiferent si baba i një djali të shkëlqyer.

Bleroni, është djali i Namik Dokles, i cili ka bërë krenar familjen e tij me arritjet në fushën e studimeve europiane.

Ka qenë pikërisht profesor Dokle i cili ka ndarë këtë gëzim me të gjithë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Më poshtë ai shkruan; “Gëzimi i fëmijëve më i madhi gëzim në jetë…! Besoj se kështu është për të gjithë njerëzit. E ndjeva edhe unë këto ditë, kur im bir, Bleroni, mori diplomen e masterit për studime të thelluara europiane, në Kolegjin Europian të Parmës, në prani të Komisionerit të Bashkimit Europian, Avramopoulos, rektorit të Universitetit të Parmës dhe presidentit të Kolegjit”, shkruan Dokle.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *