Albana Osmani prek Hollivudin! Merr pjesë në filmin për Lazaratin

Duket e pabesueshme por e ka njoftuar ajo vetë.

Prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani, do të luajë në një film dedikuar Lazaratit, fshatit famëkeq të drogës.

“As nuk e kisha ëndërruar ndonjëherë, por u bë realitet! Ndërsa do ulesha në kafe me miken time të shtrenjtë, Donika Bardha, u gjendem pranë producentëve të Hollywood në të njëjtin ambient. Ata na përshëndetën. Dhe më pas më kërkuan një takim. Pak ditë më vonë më bënë dhe ofertën për të qenë pjesë e filmit “Lazarat Burning”! Mercury Films, Hollywood… O Zot, nuk u besoja dot veshëve. Kjo ishte ëndrra që po shikoja me sytë e hapur! Tani jam e lumtur t’ju vë në dijeni që kam nënshkruar kontratën dhe mezi pres të jem pjesë e ekranit të madh të kinemasë”, njofton Albana nga profili i saj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *