
Dua Lipa ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere” ku ka folur për fëmijërinë e saj, karrierën dhe idhujt.
“E rëndësishme është të mos heqësh dorë kurrë”, kështu e nis bisedën me gazetarin italian këngëtarja nga Kosova.
Ajo gjatë intervistës ka rrëfyer një detaj nga fëmijëria, i cili është paksa ironik.
“Kur isha në shkollë nuk më pranuar as në korin e shkollës. Nuk kalova provimin në notat e larta muzikore”, rrëfen ajo.
“A do t’i thoja gjë atij mësuesi që më ngeli nëse e takoja sot? Absolutisht asgjë. Jeta më ka shpërblyer si duhet”, thotë Dua.
Ajo më tej ka folur për shijet e saj muzikore dhe idhujt.
“Im atë ishte një roker në Kosovë, por mua më pëlqenin më shumë tingujt Pop. Adhuroja Pink dhe Nelly Furtado. Gjithashtu pëlqej Kendrick Lamar dhe J Cole”, thotë këngëtarja.