Aktori Albano Bogdo falenderon fansat, dhe një mesazh përulësie… 0 86

Aktori Albano Bogdo është ndër më të dalluarit në “Apartamentin 2XL” dhe numëron 100 mijë fansa në Faceook.

Pikërisht për arritjen e këtij “objektivi” ai ka shkruajtur një status ku falenderon me përulësi fansat.

“Po ju them një sekret. Para 5 vjetesh nuk më njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në fb kisha 120 friendsa dhe femrat nuk ma pranonin friend requestin(as shoqet e klasës biles). Punoja kamarier ose banakier ku të mundja, dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, mu bënë 100 mijë like në fanpage. E di që në botën që jetojme nuk janë asgjë…ka këngëtare në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse, SEPSE nuk kam blerë asnjë. Janë të gjithë njerëz të vërtetë. Nuk di si tju falenderoj tamam. SEKRETI është ky(ai që do ju thosha në fillim)…sa më shumë njerëz tju thonë të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja….aq më shumë duhet të këmbëngulni…..nuk ka asgjë që nuk realizohet…..kur ja dola unë(një copë student nga Saranda me 1 mijë lekë të vjetra në xhep) PATJETER që mund tja dalësh dhe ti…”, shkruan Bogdo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *