Lajm i keq për fansat e Armani: Nuk do prodhohen më peliçe me lëkurë kafshësh 0 39

Një lajm i keq për gjithë adhuruesite veshjeve Armani.

Kompania e njohur italiane ka njoftuar sot se nuk do të prodhojë më peliçe me lëkurë kafshësh.

Njoftimin e ka dhënë vetë padroni Giorgio Armani.

“Në marrëveshje me Fur Free Alliance, shoqatën ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, kemi vendosur që duke nisur që prej vjeshtës së 2016 nuk do të prodhojmë më peliçe me lëkurë kafshësh”, ka thënë Armani.

Ai ka shtuar se kanë alternativa të tjera, ndaj nuk do përdorin më kafshët si lëndë të parë për prodhimin e veshjeve.

“Progresi teknologjik në këto vite na lejon të kemi në dispozicion alternativa të tjera duke shmangur kështu praktikat mizore kundrejt kafshëve”, tha Armani.

Pas Ferreros, Armani është kompania e dytë italiane që heq dorë nga shfrytëzimi i kafshëve.

Një lajm i mirë për adhuruesit e kafshëve, por ndoshta jo për ata të peliçeve Armani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *