KreuStil Jetese

Sasha dhe Malia Obama imponojnë stilin e tyre në Kubë

Kush thotë Kuba thotë pina colada, havana night, dhe dakord… vizitë historike e presidentit amerikan në një ishull komunist pas më shumë se gjysmë shekulli embargo.

Të hënën më 21 mars, Barack Obama i kërkoi Raul Castro-s përmirësimin e bilancit në të drejtat e njeriut.

Gjatë kësaj kohe, vajzat e tij, Sasha dhe Malia, që bënin pjesë për herë të parë në këtë udhëtim, paraqesin fustanet e tyre të pranverës dhe imponojnë atlete në një udhëtim zyrtar.

Njëra në flori dhe të bardhë, tjetra në ngjyra dhe lule, Sasha, 14 vjeç dhe Malia Obama, 17 vjeç, e dinë ato që do të bëjnë “hyrjen e tyre në botë”, të dielën, kur të zbresin nga Air Force One, në aeroportin e Havanës? Pa dyshim që po.

Nëse mamaja e tyre ka zgjedhur me finesë një fustan me koktejl lulesh të firmosur, Carolina Herrera (dizenjuese amerikane me origjinë venezueliane), vajzat e saj duket se kanë përllogaritur gjithçka për të qenë njëkohësisht elegante por pa qenë “too much”, vajza presidenti por mbi të gjitha vajza të moshës së tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF