KreuStil Jetese

4 tendencat e bukurisë për pranverë-verë 2016

#1 Buzët intensive

I kemi parë të kuqe gjak tek Jason Wu, vitaminë protokalli tek Victoria Beckham apo roz pop tek Giles. Nuk ka asnjë dyshim, për pranverën 2016 buzët mbulohen me nuanca intensive, me shumë pigment.

#2 Qerpikët XXL ose të ngjyrosura

Superstari tjetër i konfirmuar tek catwalks për sezonin e ri janë qerpikët. Tek Giles kanë një pajme të fortë babydoll, tek Giorgio Armani apo Mary Katrantzou jan ngjyrosur me një të kuqe që shkon drejt bordosë ose blusë së thellë, tek Marc Jacobs, qerpikë që shtohen, marrin një prekje teatrale. Përfundimisht tek Louis Vuitton, marrin një pamje shumë pop art.

#3 Nuanca flori

Prezente tek Etro tek qepalla e sipërme, tek Alberta Ferretti si një pikë e shndritshme në cepin e brendshëm të syrit dhe tek buzët, ndërsa tek Genny mbi vetulla, kjo është nuanca e shkëlqyeshme dhe verore që duhet përdorur në këto dy sezone për të ndriçuar shikimin dhe fytyrën.

#4 Vështrimi pop

Është blu Klein tek Boss dhe koral i shkëlqyeshëm tek Giambatista Valli. Vështrimi pop është i sinqertë dhe intens. Një domosdoshmëri që mund të adoptohet për të theksuar radikalisht nga kafja e pudrosur tek nudoja dhe për t’i dhënë elektrizim shikimit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF