Tango presidenciale! Çifti Obama shkëlqen në Argjentinë

Pas vizitës historike në Kubë çifti Obama ka vizituar Argjentinën ku janë bërë pjesë e një episodi mjaft interesant.

Barack dhe Michelle Obama kanë kërcyer tango në një mbrëmje të organizuar për nder të tyre.

Siç shihet edhe nga fotot presidenti amerikan ka pasur njohuri të mira rreth tangos.

Vizita e tyre në Kuba u bë 88 vjet pas vizitës së fundit të një presidenti amerikan në vendin komunist.

Natyrisht që gjatë vizitës nuk munguan incidentet e vogla por ajo që ra më shumë në sy ishte hijeshia e zonjës Obama e cila gjithmonë tregon se ka shije të holla në veshje.

Ky është viti i fundit në Shtëpinë e Bardhë për çiftin Obama pasi në fillim të nëntorit përfundon mandati i tyre.

Çifti Obama ka qenë i shoqëruar gjatë kësaj vizite edhe nga vajzat Malia dhe Sasha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *