Adele heq dorë nga muzika?

Adele duket se do të heqë dorë nga muzika.

Këngëtajra britanika sipas një burimi pranë saj, do të heqë dorë nga muzika për pesë vitet e ardhshme.

Pas suksesit të padiskutueshëm të këngës “Hello”, Adele po performon në turin e saj.

Adele nisi turin botëror muajin e shkuar dhe do të mbajë në total 105 koncerte në Amerikën e Veriut dhe në Europë.

“Adele ka ndërmend të shkëputet për të paktën pesë vjet, dëshiron të kalojë më shumë kohë me djalin e saj Angelo”, tha burimi për revistat rozë.



Burimi tha se “Adele do shkëputet pasi nuk dëshiron të humbasë etapat e rritjes së djalit të saj”.

Këngëtarja e ka nisur turin e saj në Angli dhe duket se për fat të keq ky tur do të shënojë fundin e performancave të saj për një kohë të caktuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *